Studentët mbyllin fakultetet

Nuk lejuan asnjë që donin të zhvillonin mësimin

Edhe këtë të mërkurë ka vazhduar ngujimi i studentëve në të gjitha fakultetet në Tiranë.

Tek ekonomiku, pas marrjes së firmave nga te rinjtë është është bllokuar hyrja e shkollës, duke mos lejuar ata që donin te zhvillonin mësimin.

Tek mjekësia vijon bojkoti, ndërsa 30 të rinj kanë kaluar natën në ambientet e universitetit. Edhe tek fakultetit i filologjisë e Historisë studentët janë të ndarë.

Një grup i madh i te rinjve insistojnë në vijimin e bojkotit, derisa qeveria t’i plotësojë të gjitha kërkesat e tyre. Por, nga ana tjetër, në fakultetin e Drejtësisë një ditë me parë ka nisur mbledhja e firmave e atyre të rinjve që duan rikthimin në auditorë, raporton Vizionplus.

Back to top button