Po vazhdojnë protestat e studentëve për kthimin e bursave

Po vazhdojnë protestat e studentëve për kthimin e bursave

Studentë të disa departamenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë duke vazhduar protestat si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për mos ndarjen e bursave për disa drejtime. Ata e konsiderojnë vendim diskriminues që nuk do të marrin bursa, edhe përkundër sukseseve të larta.

“S’ka kryevepra kur ska ngjyra”,Njeriu qe e percmon artin nuk e çmon shtetin” ishin disa nga pankartat që studentët e Fakultetit të Arteve kanë zgjedhur për herë të tretë të protestojnë kundër vendimit të MASHT-it për konkursin e bursave.

Protesta nisi nga objekti i fakultetit duke vazhduar para Ministrisë së Arsimit. Siç edhe po shihet nga fotot, studentët kanë zgjedhur një formë kreative për të kundërshtuar këtë vendim, shkruan rtv21.tv.

Protesta nis para Fakultetit të Arteve nga ora 10:30, për të vazhduar deri te Ministria e Arsimit. Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka thënë se bursat do të shpërndahen vetëm për kuadrot deficitare./21Media