Studentët në Tiranë paralajmërojnë grevë

Thonë se do të presin deri të martën

Edhe këtë të shtunë, pavarësisht se është ditë pushimi dhe një mot me shi, me mijëra studentë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri për të protestuar për kauzën e tyre.

Ata kanë renditur 8 kërkesa drejtuar ministres Nikolla, e kreut të qeverisë Rama. E nëse ato nuk do të realizohen ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, shprehet një prej protestuesve.

Ata vijojnë përpjekjet që mos ta politizojnë protestën e tyre, duke larguar edhe protestuesit e unazës së re, të cilët iu bashkuan atyre të veshur me jelekë të verdhë.

Studentët kanë filluar të protestojnë që nga dita e mërkurë (6 dhjetor). Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të arsimimit në Universitete dhe lehtësira të tarifave.

Back to top button