MAShT dhe CERGE-EI së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi

MAShT dhe CERGE-EI së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin Randall K. Filer, me të cilët ka biseduar lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.

Bytyqi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë në PhD dhe me kushte të volitshme në Master, në fushën e ekonomisë në Çeki.

Këto studime do të kryhen në qendrën për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare – Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI, që është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë./21Media