Studentët përfitojnë bursa amerikane

Drejtori i USAID-it tha se studentët do të kthehen si liderë

26 studentë të gjeneratës së tretë dhe të fundit të Programit të Lidershipit kanë përfituar bursa që të studiojnë në programe profesionale në universitetet amerikane.

Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë dhe theksoi se Kosova ka shumë nevojë për liderë të transformuar që do ta sjellin kulturën dhe eksperiencën amerikane te ne. “Jam i sigurt se të gjithë ata të rinjë që kanë përfituar nga ky program do të ndikojnë në ndërrimin e mentalitetit dhe të qeverisjes së mirë kudo që do të jenë”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope, i porositi 26 përfituesit e fundit që të punojnë shumë dhe të kthehen si liderë për të transformuar vendin e tyre.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet është program i përbashkët i USAID-it dhe MAShT-it, ndërsa implementohet nga World Learning. Që nga fillimi, ky Program ka ndarë 102 bursa për programet profesionale, si dhe 185 bursa për studime master në universitete të njohura amerikane./21Media

Back to top button