Studentët protestojnë kundër ndikimeve politike në UP

Studentët shprehin pakënaqësi

Parlamenti i Studentëve kanë protestuar para rektoratit te UP-së në shenjë pakënaqësie për kushtet e studentëve si dhe kundër ndërhyrjeve në pavarësinë e kësaj organizate studentore.

Studentët kërkuan dorëheqjen e Beqir Sadikajt, duke mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “baba”.

Erëblin Hoxha, kryetari i Fakultetit të Edukimit tha se kjo protestë është vetëm një paralajmërim ndaj pakënaqësive që studentët kanë karshi Këshillit Drejtues të UP-së.

“Ne, përfaqësuesit e studenteve shprehim pakënaqësitë tona për mos pavarësinë e Parlamentet Studentor dhe ndikimet që po bëhen si nga brenda universitetit ashtu edhe jashtë tij. Pavarësisht shkeljeve të lehta që janë bërë, shumë prej këtyre shkeljeve vazhdojnë të bëhen nga Këshilli Drejtues në parlamentin tonë është tentuar mocioni i vetëbesimi nga kryetari i këtij organi, mocioni i cili i tëri është i dirigjuar nga njëra prej partive politike por ky mocion dështoi dhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor dhanë mesazhin e njëjtë si të 15 majit dhe prapë nuk janë ndalur synimet e shefave që janë munduar të manipulojnë me këtë mocion, por ne nuk do ndalemi”, tha Hoxha.

Ai tha se kjo protestë është vetëm nismë për disa aktorë pasi që sipas tyre, universiteti është i studentëve dhe nuk duhet ndikuar politikisht.

“Përderisa ndahet buxheti i tepërt për paga dhe mëditje, Fakulteti i Shkencave- Matematiko- Natyrore vazhdon të mos ketë objektin e departamentit të Biologjisë, dhe ende nuk ka përfunduar objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë. Këshilli Drejtues ndikimin politik po mundohet ta shtri në parlamentin studentor duke ndërhyrë në punën e tij dhe duke imponuar pika të rendit të ditës që nuk parashihen në rregulloren e Parlamentit. Kjo protestë është vetëm nismë dhe paralajmërim për disa aktorë, se universiteti është i studentëve dhe nuk duhet ndikuar pavarësisht se kjo i pengon dikujt”, shtoi Hoxha.

Ndërkaq, studenti Erzen Hyseni, foli për kushtet jo të mira të studentëve./kallxo.com

Back to top button