Studentët protestojnë kundër paketës anti-shpifje

Pranga dhe pankarta me shkrimin “gjobë”

Një ditë pasi Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 82 vota pro paketën anti-shpifje, një grup studentësh protestuan para sheshit të Kryeministrisë  në mënyrë simbolike kundër censurës.

Studentët kundërshtojnë atributet që ligji i jep AMA-s dhe AKEP-it mbi mediat.

Me televizorë të thyer, pranga në duar dhe etiketa me mbishkrimin gjobë, ata e quajtën turp votimin e ligjit kundër mediave.

Ndonëse nuk janë pjesë e mediave, studentët shprehen se ky ligj ngjason me rikthimin e nenit 55 në kohën e diktaturës për agjitacion e propagandë, ndërsa protestën do e vijojnë edhe gjatë ditëve të tjera.

Ndonëse protesta ishte paqësore, forca të rendit dhe grupit Shqiponja qëndruan para Kryeministrisë për mbarëvajtjen e protestës.

Në përfundim të protestës që zgjati disa minuta, studentët simbolikisht hodhën në kazanët e kryeministrisë televizionet e thyer.

Protesta pati edhe nga gazetarët, të mërkurën para Parlamentit para miratimit të ligjit.

Paketa anti-shpifje ngjalli shumë debat dhe kundërshti në opinionin publik./oranews

Back to top button