36-vjeçari ishte i arrestuar edhe më parë

36-vjeçari ishte i arrestuar edhe më parë

Policia gjermane njoftoi sot se po e hetojnë rastin e arrestimit të një siriani, student i doktoratës, i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë, raportojnë media lokale.

Siç raportojnë mediat, 36-vjeçari i arrestuar edhe më parë ishte nën hetime për lidhje të dyshuara me të ashtuquajturin Shteti Islam.

Gjermania, është vënë në qendër të sulmeve të mundshme terroriste nga xhihadistët dhe përkrahësit e të ashtuquajturit Shteti Islam. Sulmi më i përgjakshëm në këtë vend, ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur në një treg të Krishtlindjeve, një terrorist nga Tunizia, shkeli me kamion turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur 12 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë.