21 vjeçarit çdo gjë po i ecën mbarë

21 vjeçarit çdo gjë po i ecën mbarë

Fati i ka buzëqeshur një të riu, i cili e ka nisur karrierën e tij me shumë pak para dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëhet milioner. Bëhet fjalë për një student 21-vjeçar emri i të cilit është Gurvin Singh, i cili e nisi gjithçka me 130 dollarë investim, por tani pranon mijëra dollarë fitime çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “Forex”.

Me shumat marramendëse që po fiton, çdo gjë po ecën mbarë për të, për t’u bërë një nga milionerët më të rinj në botë.

Ai ka prezantuar makinën e tij, një Maserati të veshur me ngjyrë ari, që ka kushtuar rreth 65 mijë dollarë.

I riu, i cili studjon në vitin e tretë për mjekësi në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar dëshiron që të bëhet doktor, por paralelisht do të merret edhe me tregun e këmbimit valutor, që e ka shndërruar në një milioner të vërtetë.

Përveç Maseratit, ai ka edhe një Mercedes Benz S-Class që kushton 28 mijë dollarë dhe një Jaguar, me vlerë 17 mijë dollarë.

Singh ishte vetëm 19 vjeç kur filloi tretimin në Forex si një mënyrë për të financuar studimet e tij në Universitetin e Plymouth. /21Media