Familja përkujton viktimën

Familja përkujton viktimën

Një studente e matematikës e cila vrau veten është përkujtuar 18 muaj pas vdekjes së saj.

Alexandra Wilshaw, 21 vjeçe nga Bourne i Lincolnshire, më 18 mars të vitit të kaluar u gjet e varur në dhomën e saj studentore në Universitetin “Durham”.

Miqtë dhe as të afërmit nuk besuan se vajza kishte bërë vetëvrasje, pasi të gjithë e njihnin si një vajzë të gjallë, qesharake dhe të lumtur.

Nëna e saj, Carol Fowkes, 51 vjeçe kishte treguar se si e mori lajmin për bijën e saj të vetme.

Ishte ora 4 e mëngjesit kur dëgjova një trokitje në derë. Policia mbërriti me ish-burrin tim. Ata më thanë që ajo ishte në kujdesin intensiv”, ishte shprehur ajo.

Por kur ata mbërritën në spital, vajza kishte vdekur.

Zonja Fowkes që prej kohësh ka ngritur një fushatë “Alexandra’s Awareness Campaign” me universitetin, i cili synon të mbledhë para për parandalimin e vetëvrasjeve./21Media