Studimi i fundit

Studimi i fundit

Shumë njerëz mendojnë se nëse qani kur shikoni filma, jeni të dobët emocionalisht. Mirë, a keni menduar ndonjëherë se kjo është gabim?

Paul J.Zak, një studiues nga Claremont Graduate University, kreu një studim përmes së cilit pohon se ata që qajnë kur shikojnë filma janë empatik (përpiqen ta imagjinojë veten në vendin e dikujt tjetër, në mënyrë që ta kuptojnë se çka ndjen apo përjeton tjetri), dinë se si t’i përballojnë ndjenjat e tyre dhe janë më të fortë emocionalisht kur përballen me sfida ditore.

Përmes disa shembujve do të përpiqemi t’ua spjegojmë se çfarë ndodhë kur njerëzit qajnë gjatë shikimit të filmave dhe çfarë i bën ata më të fortë.

1.E kuptojnë se storiet janë fiktive, megjithatë nuk i fshehin ndjenjat

Studiuesi thotë se edhe përkundër procesit kognitiv (njohës), edhe pse e dinë që filmi nuk është i vërtetë dhe historia që shohin në ekran është imagjinare, është e pashmangshme që ata të mos qajnë kur shohin një skenë shumë emocionale.

2.Këta njerëz nuk kanë frikë t’i shprehin ndjenjat

Ata që nuk turpërohen të qajnë kur shohin filma, në fakt janë emocionalisht më të fortë sesa ata që mundohen t’i fshehin ndjenjat. Kjo është arsyeja pse ata janë më të guximshëm t’i shprehin ndjenjat. Nuk frikësohen nga paragjykimet apo kritikat. Kjo sipas studiuesit, është poashtu një efekt i oksitocinës (hormon i cili njihet që luan një rol të rëndësishëm në intimitetin njerëzor dhe riprodhimin seksual).

3.Fuqia e lotëve

Studimi thotë se ata që qajnë njohin fuqinë shëruese të lotëve. Qarja ju ndihmon të lidheni me njerëzit, mësoni se ka rrethana pozitive dhe negative që mund të ndikojnë në rrethin tuaj.

4. Nuk ikin nga ndjenjat e tyre

Njerëzit që qajnë gjatë shikimit të filmave kuptojnë se sa e rëndësishme është të qajnë nganjëherë. Kjo ju ndihmon atyre të krijojnë më tepër stabilitet emocional sesa ata që fshehin ndjenjat.

5.Atyre nuk ju intereson për rolet gjinore apo për pritshmëritë

Shpeshherë keni dëgjuar shprehjen se “burrat nuk qajnë”. Shumë meshkuj nga mosha e hershme e krijojnë bindjen se nëse qajnë në publik, duken më të dobët. Megjithatë, kjo nuk është asgjë tjetër përveç se një kufizim i pakuptimtë.

Qarja nuk lidhet me gjini dhe kështu perceptohet nga njerëzit që nuk frikësohen të shprehin ndjenjat. Ata nuk frikësohen nëse paragjykohen nga ata që mendojnë se qarja është tipar femëror.

6. Ata e përjetojnë jetën në maksimum

Oksitocina lidhet edhe me besimin ndërmjet njerëzve. Ata që kanë më shumë besim te të tjerët, kanë shkallë më të lartë të këtij hormoni dhe shpeshherë krijojnë lidhje të thella. Ata ua dinë vlerën njerëzve përreth. Po ashtu, jetojnë më mirë sesa ata që kanë probleme me besimin dhe ndjehen të shqetësuar për raportet me njerëzit tjerë./21Media