Studim: Femrat janë udhëheqëse më të mira se meshkujt

Një studim i bërë nxori në përfundim se femrat përshtaten më mirë në udhëheqje se sa meshkujt

Një studim i bërë ka treguar se femrat janë lidere më të mira se sa meshkujt, studimi erdhi si përfundim nga 3,000 të dhëna menagjeriale.

“Ato përshtaten më mirë në pozitat menagjuese, se sa kolegët e tyre meshkuj”, transmeton rtv21.tv

Studimi i drejtuar nga profesori, Oyvind L,Martinsen, drejtori i një organizate lidershipi në Norvegji, ka bërë këtë hulumtim tek afërsisht 3,000 menagjerë dhe karakteristikat e tyre.

Pothuajse në të gjitha zonat, ata kanë konkluduar se femrat janë udhëheqëse më të mira se sa kolegët e tyre.

Gjithësesi meshkujt, dolën të jenë më të mirë për të përballuar stresin e punës dhe kanë stabilitet më të madh emocional./21Media

Back to top button