Martesa ulë nivelin e hormonit të stresit

Martesa ulë nivelin e hormonit të stresit

Martesa konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetë.

Pjesa më e madhe duke u përpjekur të shmangin përgjegjësit zgjedhin të mos martohen dhe të shijojnë jetën si beqarë. Por nëse deri tani martesën e keni barazuar me stresin, studimi i fundit do të ju bëjë të ndryshoni mendim.

Në një studim të publikuar nga “Bright Side” ku kanë marrë pjesë 572 njerëz nga mosha 21-55 vjeç, rezulton se personat që ishin të kurorëzuar kishin më pak stres se sa ata që ishin beqarë.

Arsyeja se përse personat, të cilët ishin të kurorëzuar kishin më pak stres ishte për shkak të bashkëpunimit në çift, përcjell rtv21.tv

Personat e martuar tregonin se ndanin çdo sekret me partnerin e tyre dhe ju dukej sikur çdo gjë bëhej më e lehtë. Ata treguan se me partnerët konsultoheshin për gjithçka dhe u merrnin ide dhe këshilla.

Pra martesa ul nivelin e hormonit të kortizolit, hormonit të stresit, i cili është shkaktar i shumë sëmundjeve./21Media