Shkenca e thotë!

Shkenca e thotë!

Shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë në punë sesa në shtëpi, kështu që është e natyrshme që ata janë më të prirur të krijojnë lidhje të fuqishme me kolegët e tyre. Përveç anës profesionale, është e domosdoshme që ta keni dikë që gëzohet për arritjet e juaja, ju dëgjon kur keni nevojë të flisni për çështje pesonale. Ose në të kundërtën, vendi juaj i punës bëhet i mërzitshëm dhe i izoluar.

Sipas një studimi të realizuar nga Gallupi (kompani e specializuar për burimet njerëzore), nëse keni së paku një mik/mike në punë, ju ndihmon të jeni më inovativ dhe të keni performancë më të mirë.

Sipas këtij studimi, nëse punoni me një mik/mike, ju inkurajon të shkoni në punë dhe të jeni të lumtur. Po ashtu, ju do të përfshiheni me shumë dëshirë në projektet e kompanisë, qoftë duke ndarë idetë tuaja apo duke rritur performancën tuaj. Shancat janë 20% më të vogla që ta lini punën apo të kërkoni vende të tjera të punës, transmeton rtv21.tv

Rroga, mundësia për tu zhvilluar brenda kompanisë dhe përfitimet janë disa nga arsyet që luajnë rol kur njerëzit kërkojnë punë. Sidoqoftë, sipas një studimi, 2/3 e femrave mendojnë se edhe aspekti social është faktor i rëndësishëm për të pranuar një punë.

Kur keni raporte të mira me kolegët në vendin e punës, ju ndihmon t’i largoni eksperiencat negative, si shqetësimin, stresin apo lodhjen në punë./21Media