Birra zvogëlon rrezikun e komplikimeve në zemër dhe përmirëson shëndetin e trurit, zbulojnë shkencëtarët

Birra zvogëlon rrezikun e komplikimeve në zemër dhe përmirëson shëndetin e trurit, zbulojnë shkencëtarët

Është një nga pijet alkoolike të preferuara në botë.

Dhe, për fat të mirë për miliona përdorues të saj, duket se birra mund të ketë një numër të përfitimeve të papritura shëndetësore, gjithashtu.

Përveç shuarjes së etjes tuaj, ajo gjithashtu përmban përbërës ushqyes që ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e zemrës dhe për të përmisuar shëndetin e trurit, transmeton rtv21.tv.

Kjo është sipas shkencëtarëve që kanë botuar kërkimet në The American Journal of Medical Sciences.

Ata pretendojnë se birra përmban proteina dhe vitamina B më shumë se vera, është e lartë në antioksidantë dhe mund të zvogëlojë dukurinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

‘Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për numrin e kërkimeve në rritje që mbështesin përfitimet ushqyese dhe shëndetësore të konsumit të kontrolluar të alkoolit, si pjesë e një jetese të shëndetshme’.

Pirja e birrës gjithashtu mund të çojë në nivele më të larta të lipoproteinës së densitetit të lartë – kolesterolit të mirë . Kjo ndihmon për të holluar gjakun dhe për të hequr pllakat në arteriet.

Megjithatë, ka një pengesë: këto përfitime gëzohen vetëm kur birra konsumohet me kontroll të shtuar dhe jo ​​në sasi të mëdha./21Media