Studimi i BSH-së mbi financimin e bujqësisë

Janë anketuar 1000 ndërmarrje bujqësore dhe 3200 ndërmarrje mikro

“Vlerësimi i mënyrës së financimit të ndërmarrjeve mikro dhe të ndërmarrjeve bujqësore”, është një nga studimet shkencore të publikuara nga Banka e Shqipërisë me autorë Kliti Ceca dhe Elona Dushku, të Departamentit të Kërkimeve në BSH.

Materiali ka për qëllim prezantimin e rezultateve të anketës së realizuar nga Banka e Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë të 2017-ës mbi ndërmarrjet mikro dhe të ndërmarrjeve bujqësore.

Përkatësisht janë anketuar 1000 ndërmarrje bujqësore dhe 3200 ndërmarrje mikro në lidhje me performancën financiare, burimet e financimit, strukturën e huasë etj.

Sipas BSH-së, të dhënat e anketës do të përdoren për të parë sa është niveli i borxhit të këtyre ndërmarrjeve, krahasuar edhe me ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme. Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por mbi bazën e statistikave ai mbetet ende larg pritshmërive për financim të mjaftueshëm (kreditim) nga bankat për vete faktin e vështirësive qe bart si sektor, ndaj apeli i eksperteve është për krijimin e modeleve eficente ne kreditimin e këtij sektori.

Back to top button