Keni kujdes!

Keni kujdes!

Sipas një studimi të fundit, pijet dietale dhe lëngjet rrisin rrezikun e tipit 2 të diabetit. Sipas studimit, njerëzit që konsumojnë pije dietale, sikurse Coca Cola pa sheqer (zero sheqer), ishin 18% më të prirur që të prekeshin nga kanceri. Dhe rezultatet tronditëse zbuluan se pirja e vetëm tre gotave e gjysmë me lëng portokalli në javë mund të rrisë rrezikun për 15 përqind, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Sidoqoftë, ata që zgjedhin çajin, kafenë apo ujin, mund ta vërejnë se gjasat e tyre ulen në 10 përqind.

Studimi i realizuar nga ekspertët e Universitetit të Harvardit përfshiu 200 mijë të rritur. Sipas studimit të publikuar në revistën e kujdesit për diabetin, konsumimi i tepërt i pijeve me sheqer ndikon në rrezikun e shfaqjes së këtij lloji të diabetit.

Studimi ofron prova të mëtejshme që demonstrojnë përfitimet shëndetësore të lidhura me zvogëlimin e konsumit të pijeve me sheqer dhe zëvendësimin e këtyre pijeve me alternativa më të shëndetshme si uji, kafeja ose çaji”, tha studiuesi kryesor, Jean-Philippe Drouin-Chartier.

Diabeti i tipit 2 është kur trupi humbet aftësinë e tij për të përpunuar sheqerin që çon në një nivel të lartë të glukozës në gjak, i cili me kalimin e kohës mund të dëmtojë organet vitale./21Media