Koleksion fotografish unike të artistit australian

Koleksion fotografish unike të artistit australian

Fotografi australian, Brett Stanley, për ta bërë punën e tij sa më kreative, fotografi të jashtëzakonshme, gjeti një mënyrë unike, të pa parë deri më sot.

Ai krijoi një studio brenda një pishine në Long Beach të Kalifornisë. Skenat për këto sesione fotografish u përfunduan brenda një jave, kjo pasi që Brett u desh të gjej mobile të rënda, që do të qëndronin në fund të pishinës, por po ashtu që nuk do të prisheshin shpejtë, shkruan rtv21.tv

Si edhe çdo artist tjetër i cili mundohet të realizojë ide unike prej të tjerëve, edhe Bret u inspirua nga diçka. Duke parë se sa artistë ka industria e fotografisë, ai vendosi të gjej një mënyrë tjetër të prezantimit të punës së tij, e cila do tu bënte përshtypje dashamirëve të kësaj fushe dhe kështu mendoi se fotografitë nën ujë do të dilnin të veçanta, gjë që edhe u dëshmua.

Veç vendosjes së mobileve në ujin e pishinës, Brett ka hasur edhe në sfida të tjera. Pjesë e vështirë ishte edhe disajnimi i pjesëve të ndara për fotografi, të gjitha sipas stileve.

Fotografi ka thënë se ideja për fotografi të tilla po i paguhet pasi që tashmë numri i atyre të cilët pëlqejnë fotografitë nën ujë është i madh, dhe njëherë për njëherë, nuk do të ndalet, por do të krijojë fotografi edhe me tema të tjera, kuptohet që të gjitha në skena të ndryshme, në ujë./21Media