Sipas autoriteteve shiu dhe era mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu

Sipas autoriteteve shiu dhe era mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu

Pekini është kapluar nga një stuhi e fuqishme, e përcjellë me vetëtima, për shkak të të cilës qindra fluturime janë anuluar ose shtyrë në njërin nga aeroportet më të mëdha në botë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shiu dhe era mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu në Secuan, i cili më herët gjatë kësaj jave është goditur nga një tërmet i fuqisë prej shtatë ballë sipas shkallës Rihter.

Aeroporti më qarkullimin më të madh në Kinë, aeroporti ndërkombëtar në Pekin u bëri thirrje qytetarëve që të verifikojnë informacionet më të reja për fluturimet drejt Pekinit.

Stuhitë e përcjella me shira janë të shpeshta në Pekin gjatë muajve veror, duke shkaktuar shtyrje të gjata të fluturimeve.

Pekini është goditur nga moti i lig, pasi që dje një tornado goditi Mongolinë, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave, derisa mbi 50 të tjerë janë lënduar dhe shumë shtëpi janë dëmtuar.