I lumtur me transferimin

I lumtur me transferimin

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge është i lumtur me transferimin e tij te Trabzonspor. Anglezi u huazua nga klubi turk me mundësi blerje pas dy viteve.

Sturridge tha se shpreson që të jetë i lumtur në fund.

“Synojmë sukseset. Shpresoj që të jemi të lumtur në fund të sezonit. Jam i gatshëm për sfidën e radhës dhe jam i lumtur që jam këtu. Dua të falënderoj presidentin, menaxherin dhe fansat. Do të bëj më të mirën për të pasur sukses”, deklaroi ai.