Nuk dihet akoma koha e rikuperimit

Nuk dihet akoma koha e rikuperimit

Pas humbjes nga Atletico Madrid, Barcelona merr një tjetër lajm tronditës. Përmes një deklarate zyrtare, FC Barcelona konfirmoi lëndimin e sulmuesit uruguaian, Suarez, ndërsa sqaroi se operimi do të kryet ditën e dielë.

Mjeku i njohur, Ramon Cugat, do të jetë ai që do ta kryej operacionin e Luis Suarez në gjurin e djathë. Kjo ishte dhe dëshira e vetë sulmuesit, i cili i kishte kërkuar mjekut t’i bëntë një kontroll në mënyrë që të mesonte nëse kishte nevojë për operacion ta kryente përpara se të vazhdonte faza vendimtare e sezonit.

Nuk dihet akoma koha e rikuperimit, por mendohet që Suarez do rikthehet për ndeshjen ndaj Napolit në Champions Legue më datë 25 shkurt.

Në La Liga, Suarez do t’i humbas ndeshjet me Granada, Valencian, Levante, Betis, Getafe dhe Eibar.