Bekteshi: Janë siguruar 15 milion denarë

Bekteshi: Janë siguruar 15 milion denarë

Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë instalimin e paisjeve me gas nëpër vetura. Këtë masë e shpalli të hapur Ministri Kreshnik Bekteshi i cili tha se si masë merret pas kërkesës së shumë qytetarëve dhe kundër ndotjes. Bekteshi njoftoi se janë siguruar 15 milion denarë për këtë masë. Ai vlerësoi se kjo masë do të ulë shpenzimet e qytetarëve por do të ulë edhe ndotjen e ajrit.

“Ministria e Ekonomisë do t’i marri përsipër 50% të shpenzimeve, por jo më shumë se 18 mijë denarë dhe njëkohësisht i kemi informuar edhe të gjitha instititucionet të cilat janë të përfshira në realizimin e kësaj mase siç është MPB, shërbimet teknike dhe kështu me rradhë, që në mënyrë eksprese të sigurojnë dokumentet e duhura për qytetarët e interesuar, marrë parasyshë i aplikimit dhe I shftytëzimit të kësaj mase është 30 ditë”, tha ministri, Kreshnik Bekteshi./TV 21