Suedia kaloi sot një ligj të ri për duhanin

Suedia kaloi sot një ligj të ri për duhanin

Në Suedi duhanpirësit nuk do të lejohen më të ndezin cigare në pjesën e jashtme të pabeve. Shteti skandinav kaloi sot një ligj të ri për duhanin për vendet publike.

Këndet publike të lojërave, stacionet e autobusëve dhe ato të trenave tashmë preken nga ligji i ri i ndalimit të duhanit. Kjo masë vlen edhe për cigaret elektronike.

Autoritetet suedeze të shëndetësisë e shohin këtë masë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, si dhe reduktimin e rreziqeve nga duhanpirja pasive.