Një person u arrestua

Një person u arrestua

Policia e Suharekës pas mesnatës ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj, i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e një restoranti në Shirokë të Suharekës.

Sipas Policisë, nga krismat e pistoletës një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.

Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm.

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor./21Media