Punëtori u godit nga rryma elektrike

Punëtori u godit nga rryma elektrike

Dje, rreth orës 14:00, në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë, një punëtor i një kompanie u godit nga rryma elektrike, teksa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit, në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik. I njëjti ishte i lidhur me rripin e sigurisë, por për një moment dyshohet se është goditur nga rryma eklektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë.

Dy punëtorët tjerë ndihmës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku patrulla policore që ishte në afërsi ka vepruar menjëherë dhe njëri nga zyrtarët është ngjitur lart në shtyllë duke e tërhequr poshtë punëtorin i cili ishte pa ndjenja.

“Me këtë rast është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për t’u trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren. Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi.”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media