Sukseset nuk kanë të ndalur për Lewis Hamilton

Sesioni i tretë ndihmoi kampionin e Formula 1

Lewis Hamilton nuk ndalet as në Kinës, duke e ndalur kronometrin në një kohë rekord në provat kualifikuese. Britaniku siguroi pole position e dytë të sezonit dhe të 63 në karrierë duke lënë pas gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel.

Një fundjavë shumë e luftuar në Formula 1 me Ferrarin që kërkon të zbresë nga froni Mercedes. Edhe pse në dy sesionet e para Ferrari, fillimisht me Vettel, e më pas me Raikkonen vendosi kohët më të mira.

Në sesionin e tretë Hamilton vendosi dy xhiro rekord, duke e zbritur i pari në historinë e pistës së Kinës, kohën në 1 minutën e 32 sekonda.

Vettel do të mbajë vendin e dytë në nisje, pasi arriti vetëm për 1 të mijtën t’i merrte pozicionin pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas. Për Kimi Raikkonen vetëm koha e pestë./21Media

Back to top button