FSK do të dërgojë oficerin Hoxha, si instruktor në “Sandhurst”

FSK do të dërgojë oficerin Hoxha, si instruktor në “Sandhurst”

Kryeministri Ramush Haradinaj sot priti në takim kapiten Ismail Hoxhën, të cilin e përgëzoi për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.

Haradinaj përmes një komunikate theksoi se FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe.

“Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe”, shkroi Haradinaj në facebook.

Në bazë të marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Forca e Sigurisë e Kosovës do të dërgojë oficerin, kapiten Ismail Hoxha, si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.

Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vjet rresht për të vazhduar  më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit  të ri./21Media