Diçka nuk i shkoi mirë aktorit

Diçka nuk i shkoi mirë aktorit

Aktori turk Halit Ergenc njihet për shkumë role, por atë e veçoi më shumë roli Sulltan Sylejmanit, i cili e bëri të famshëm në shumë vende të botës.

Por ai njihet edh epër investime të ndryshme në prona, e kohëve të fundit tentoi të hyjë në botën e teknologjisë. Megjithatë kjo nuk i ka ecur fare mirë.

Ergenc ka humbur 1 milion euro, pasi që me ortakun e tij Aziz Akgul, kanë investuar për krijimin e një aplikacioni Pondr,ku njerëzit bashkoheshin dhe votonin në mes të dy opsioneve, ishte i ngjashëm si me sondazhet në Instagram.

Por gjitha këto para i kanë shkuar dëm aktorit pas që njerëzit pak e kanë përdorur këtë aplikacion e kjo ka ndikuar që ky i fundit të mbyllet./21Media