''Sulltaneshën Hyrem'' kaq cool nuk e keni parë asnjëherë

”Sulltaneshën Hyrem” kaq cool nuk e keni parë asnjëherë

Aktorja Meryem Uzerli është aktore e njohura turke, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur nga roli i ”Sulltaneshës Hyrem”.

Meryem, e cila është e angazhuar në karrierë, krahas saj nuk po lë anash as rrjetet sociale, përmes së cilave po mundohet të qëndrojë sa më afër fansave të saj të shumtë, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te rrjetet sociale, së fundmi aktorja ka publikuar një imazh në Instagram, në të cilin shihet krejtësisht ndryshe ngaqë jemi mësuar ta shohim.

E veshur me xhinse të shqyera, me flokë të lidhura dhe me kapelë,aktorja e njohur duket shumë me stil.

Ndryshe, Meryem vazhdon karrierën e saj si aktore me sukses në Turqi, ku është e angazhuar në projekte të ndryshme./21Media