Sulm ajror kundër një burgu në Siri

Vriten 59 persona

Së paku 59 persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror, të ndërmarrë nga forcat e koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër një burgu të Shtetit Islamik në Siri.

Observatori sirian për të Drejta të Njeriut, me seli në Londër, deklaroi se sulmin është ndërmarrë në mëngjes dhe se me këtë rast janë vrarë 44 të burgosur dhe 15 pjesëtarë të Shtetit Islamik. Kjo organizatë më tutje qartësoi se është qëlluar burgu i Shtetit Islamik në qytetin Majadini./21Media

Back to top button