Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima

Një vend turistik i vizituar kryesisht nga perëndimorët në Mali, është sulmuar nga persona të armatosur, ka konfirmuar për Reuters zëdhënësi i ministrisë së sigurisë.

Banorët që ishin në afërsi të vendit ku është nisur sulmi thonë se kanë dëgjuar të shtëna në destinacionin luksoz.

Zëdhënësi tha se sulmi ishte duke vazhduar në vendpushimin Le Campement në Dougourakoro, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Trupat e ushtarëve malaianë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima.