Është konfiskuar një sasi e armëve

Është konfiskuar një sasi e armëve

Një burrë i armatosur që vodhi një ambulancë në Oslon Veriore ka plagosur pesë persona, duke përfshirë dy foshnje, kanë thënë zyrtarë norvegjez të policisë dhe shëndetit, duke treguar se bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për të sulmuar këmbësorët.

Sulmuesi është arrestuar pasi policia ka qëlluar në një makinë dhe policia ka njoftuar se ai nuk ka pësuar lëndime të rënda, raporton Reuters.

Një hetues ka thënë se një grua 25-vjeçare gjithashtu është arrestuar. Të dy janë të njohur për policinë, por policia nuk e ka identifikuar sulmuesin.

Në ambulancë, policia ka gjetur një armë automatike izraelite “Uzi”, armë gjahu dhe “sasi të mëdha” të lëndëve narkotike.