U arrestua i dyshuari

U arrestua i dyshuari

Dy persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një xhami në qytetin jug-perëndimor të Bayonne të Francës. I dyshuari, një burrë në moshë është arrestuar, tha policia e Francës.

Sulmuesi po përpiqej të shtinte në drejtim të derës së xhamisë dhe qëlloi dy burra të moshuar, të dy në të 70-tat, bëhet e ditur më tej, transmeton rtv21.tv

Të dy pësuan lëndime serioze në incidentin që ndodhi në orën 15:20 dhe u dërguan në spital. Më pas i dyshuari, 84-vjeçar u arrestua afër shtëpisë së tij në Bayonne.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e dënoi fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm në xhami.

“Republika asnjëherë nuk do të tolerojë urrejtje. Do të punohet shumë për t’i dënuar autorët dhe për t’i mbrojtur bashkatdhetarët tanë të besimit islam”, tha ai.

Motivi i sulmit ende nuk dihet./21Media