Sulm me bombë në një kishë, 27 të vdekur

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se dy bomba në një katedrale katolike në Filipinet jugore kanë vrarë 27 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Shpërthimi i parë ndodhi pas Meshës të së dielës e cila u mbajt në kishën në Jolo.

Një bombë e dytë u shpërthye në parkun e makinave, transmeton rtv21.tv.

Sulmi vjen disa ditë pasi një zonë me shumicë myslimane në rajon votoi për autonomi më të madhe në një referendum.

Asnjë grup nuk ka thënë deri tani se ishte pas sulmit. Jolo ka qenë prej kohësh një bazë për militantët përfshirë ato të grupit Abu Sayyaf.

Zyrtarët lokalë thonë se shpërthimi i parë ndodhi në orën 00:45 sipas orës lokale në Katedralen e Zojës së Malit Karmel, e cila është goditur nga bomba edhe në të kaluarën.

Fotografitë e postuar në mediat sociale tregojnë rrugën kryesore të mbyllur nga ushtarët.

Disa nga të plagosurit u evakuan në qytetin e afërt Zamboanga./21Media

Back to top button