Një bombë e fshehur midis qeseve të patateve

Një bombë e fshehur midis qeseve të patateve

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi me bombë në jugperendim të Pakistanit.

Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara, transmeton rtv21.tv.

Shpërthimi u bë pasi Hazaras, të cilët janë muslimanë shiitë, po blinin perime herët në mëngjesin e së premtes, tha Shefi i policisë së Quetta Abdul Razzaq Cheema.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm.

Dhuna në Pakistan kishte rënë ndjeshëm që nga sulmi më vdekjeprurës, militant i vendit, që kishte ndodhur në një shkollë në qytetin veriperëndimor të Peshawar në vitin 2014 që vrau më shumë se 150 njerëz, shumica prej të cilëve ishin fëmijë./21Media