Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit

Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit

Të paktën 16 persona janë lënduar nga shpërthimi i një eksplozivi, që kishte për target një autobus turistësh pranë Muzeut të Madh të Egjiptit, afër piramidave të Gizës. Në mesin e të lënduarve janë edhe turistët nga Afrika e Jugut. Shumica e të lënduarve pësuan lëndime të lehta, përderisa tre nga ta janë duke u trajtuar në spital, bëjnë të ditur zyrtarët.

Një mjet shpërthyes ishte vendosur pranë muzeut, përderisa autobusi po kalonte.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas sulmit, por militantët islamistë kanë sulmuar turistët në të kaluarën./21Media