Ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Ministria e Brendshme saudite ka njoftuar se një fushë e naftës dhe një vend i rëndësishëm për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite, kanë qenë cak i një sulmi me dronë.

Sulmi mbi ndërtesën për përpunimin e naftës në Buqyaq, një vend i rëndësishëm ku përpunohet nafta për furnizimet globale të energjisë ka shkaktuar zjarr të madh.

Gjiganti i naftës “Saudi Armaco”, në pronësi të shteti, ende nuk ka reaguar për këtë sulm.

Kjo kompani e përshkruar ndërtesën e përpunimit të naftës në Buqyaq si impiantin më të madh në botë të stabilizimit të naftës së papërpunuar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton me rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani që prej marsit të vitit 2015.

Është e paqartë nëse nga ky sulm ka persona të lënduar, por ende nuk dihet po ashtu edhe dëmi që është shkaktuar në ndërtesën e përpunimit të naftës.