Sulm me raketa në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad

Ende nuk dihet sulmuesi

Disa raketa kanë goditur bazën ku është i vendosur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që gjendet në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad, njoftuan autoritetet.

Sipas autoriteteve, nga këto sulme ka pasur dëme të vogla materiale dhe asnjë person nuk është lënduar.

Koloneli Myles B.Caggins III, zëdhënës i operacioneve ushtarake të SHBA-së në Irak, tha se raketat kanë goditur bazën në orën 3:30 sipas kohës lokale.

Sinjalet paralajmëruese janë aktivizuar menjëherë në ndërtesën e ambasadës, por ende nuk dihet se sa raketa janë hedhur dhe ku kanë goditur saktësisht. Ndërtesa e ambasadës amerikane gjendet afër bazës ushtarake të koalicionit.

Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto bombardime.

Në të kaluarën, Uashingtoni ka fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani për një seri të sulmeve me raketa ndaj aseteve amerikane në Irak.

Milicitë janë zotuar se do të hakmerren, pasi SHBA-ja më 3 janar vrau në një sulm me dron gjeneralin iranain, Qasem Soleimani.

Back to top button