Sulmuesi në arrati

Sulmuesi në arrati

Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 02:20 në Prishtinë, dy persona janë plagosur me thikë.

Sipas policisë kjo ka ndodhur pas një zënke me sulmuesin i cili tani gjendet në arrati.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj K-Shqiptarë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit pas një zënke janë sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./21Media