Sulmuesi ende nuk është identifikuar

Sulmuesi ende nuk është identifikuar

Të paktën katër persona janë plagosur në një sulm me thikë në Hong Kong.

Raportohet se sulmi ndodhi në qendrën tregtare “CityPlaza” në rrethin Tai Koo në ishullin Hong Kong.

Sulmuesi ende nuk është identifikuar, transmeton rtv21.tv.

CityPlaza kishte qenë skena e një prej protestave të së dielës e lidhur me fushatën e fundit pro-demokracisë.

Fushata filloi me protestuesit duke demonstruar kundër propozimeve për të lejuar ekstradimin në territorin e Kinës.

Këto propozime tani janë hequr, por protestat u zgjeruan për të përfshirë më shumë kërkesa, duke përfshirë zbatimin e votimit të plotë universal./21Media