Arrestohet një person

Arrestohet një person

Një person është arrestuar dje rreth orës 11:30 në Pejë, pasi që i njëjti e ka sulmuar me thikë një person tjetër.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar arma, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast”, ka konfirmuar policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media