Kërkimi për sulmuesit është duke vazhduar

Kërkimi për sulmuesit është duke vazhduar

Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kafene në qytetin bregdetar meksikan Coatzacoalcos.

Sulmuesit ndezën një zjarr që dogji ambientet e kafenesë, duke vrarë 8 gra dhe 15 burra, shkruan rtv21.tv

Disa fotografi të publikuara, sipas The Guardian, tregojnë tavolina dhe karrige të hedhura në tokë, ndërsa njerëzit përpiqeshin të iknin.

Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht 8 vjet pasi 52 njerëz u vranë në një zjarr të shkaktuar në një kazino në Monterey.

Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës Zetas për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre ryshfet.

Zetas, tani të shpërndarë, kanë qenë gjithashtu aktivë në Coatzacoalcos.

Zyra e Prokurorit të shtetit meksikan Verakrus tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse. Poashtu ata njoftuan se kërkimi për sulmuesit është duke vazhduar.

Guvernatori i shtetit meksikan, Cuitlahuac Garcia, beson se ky sulm është një mosmarrëveshje bandash.

Në Veracruz, bandat kriminale nuk tolerohen më” shkroi Garcia për sulmin.

Sulmi i fundit, së bashku me vrasjen e 19 personave në qytetin perëndimor të Uruapan në fillim të këtij muaji, ka ringjallë frikën se dhuna në publik, dhe lufta për drogë është rikthyer./21Media