Sulm në Angli, tre të lënduar

Policia trajton sulmin si rast terrorist

Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, ndërsa një person 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy thika.

BBC raporton se shërbimet e sigurisë po e ndihmojnë policinë.

Policia e Mançesterit tha të martën se po heton motivin e sulmit.

Shefi i policisë  së Manchesterit Ian Hopkins foli për hetimin e këtij rasti.

“I dyshuari mbetet në mbajtje këtu në Manchester. Ne po e trajtojmë këtë sin jë hetim terrorist, që po udhëhiqet nga oficerët e kundërterrorizmit, me ndihmë të madhe nga policia e Manchesterit.

Tre të plagosurit u dërguan në spital me plagë serioze, por jo kërcënuese për jetën”, thanë autoritetet.

Stacioni i trenave Manchester Victoria u rihap pas incidentit.

Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një postimi në Twitter shprehu solidaritet me të plasgosurit në këtë, siç tha, sulm të dyshuar terrorist./21Media

Back to top button