Sulm në Manchester, tre persona u therën me thika

Raportohet se autori i sulmit është një 25 vjeçar

Një sulm terrorist ka ndodhur natën e Vitit të Ri në Angli, ku tre persona janë therrur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin Victoria në Manchester, ndërsa mes të lënduarve raportohet se është dhe një polic.

Sipas mediave britanike, autori i sulmit është një 25 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Gjatë momentit të sulmit, 25 vjeçari ka thirrur “Allahu Akbar”, ndërsa bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur dy thika.

Në një konferencë për të martën në mëngjes, Policia e Mançesterit ka bërë të ditur se ata ishin vigjilentë dhe kanë arritur ta parandalonin sulmin.

Të tri viktimat janë dërguar në spital. Stacioni hekurudhor i Victorias në Manchester është rihap pas goditjeve, raporton vizionplus.

Back to top button