Sulm në Vjenë, një i vrarë e një në rrezik jete

Nuk raportohet të ketë qenë sulm terrorist

Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, nga ku një person mbeti i vdekur e një tjetër në rrezik për jetën

Policia kanë deklaruar se dy personat të goditur nga plumbat janë gjetur rreth orës 13:30 në sheshin Lugeck në Vjenë. Nuk kishte një informacion të menjëhershëm për identitetin e tyre.

Zona e incidentit ishte e mbyllur, teksa shërbimet e shpëtimit austriake kanë thënë për mediat austriake se njëri person ka vdekur e tjetri është plagosur rëndë nga të shtënat, shkruan rtv21.tv.

Policia në hetimin e tyre kanë deklaruar se nuk ka ndonjë rrezik për personat që nuk janë të përfshirë, duke mos shtjelluar më tutje.

Së pasku 5 të shtëna janë dëgjuar, me këtë rast 2 persona duke u qëlluar në kokë, kanë raportuar policia.

Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit./21Media

Back to top button