Sulm me thikë në universitetin e Austin, një i vdekur
Ky incident ka ndodhur në qytetin Austin të Teksasit
Një person është vrarë , ndërsa tre janë plagosur nga një sulm me thikë në kampusin e universitetit të qytetit Austin, bëjnë të ditur mediat amerikane duke shtuar se sulmuesi është arrestuar.
Sulmi ka ndodhur dje, ndërsa sulmuesi është identifikuar të jetë 21 vjeçari Kendrex J. White një student që menjëherë ishte arrestuar. Motivi i sulmit nuk dihet ende, shkruan rtv21.tv.
Sulmuesi ishte i racës afro-amerikane, ndërsa 4 viktimat e tij ishin 3 racë kaukaziane si dhe një aziano-amerikan, një prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes./21Media