Ushtria e përshkroi atë si një "sulm terrorist"

Ushtria e përshkroi atë si një “sulm terrorist”

Militantët në veri-lindje të Malit kanë vrarë 53 ushtarë dhe një person civil në një sulm ndaj një posti ushtarak.

Kjo e bën atë një nga sulmet më vdekjeprurëse.

Në një postim në “Twetter”, ushtria e përshkroi atë si një “sulm terrorist”, transmeton rtv21.tv.

Mali ka pësuar dhunë që nga viti 2012, kur militantët islamikë pushtuan veriun e vendit. Me ndihmën e Francës, ushtria e Malit ka kapur territorin por pasiguria vazhdon.

Dhuna është përhapur edhe në vendet e tjera të rajonit.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë e sulmit.

Tridhjetë e tetë ushtarë vdiqën kur dy kampe ushtarake u sulmuan pranë kufirit me Burkina Faso në fund të shtatorit./21Media