Dy të vdekur në Londër

Dy të vdekur në Londër

Dy qytetarë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një sulm me thikë te ura e Londrës, raporton policia. Oficerja e policisë, Cressida Dick në një konferencë shtypi deklaroi se ky sulm terrorist, filloi në një event, transmeton rtv21.tv

Zyrtarë të Policisë së Londrës kanë bërë të ditur se ka qenë një person, i cili ka sulmuar njerëz me thikë dhe pas të shtënave të pjesëtarëve të policisë në drejtim të tij, ai është plagosur dhe nuk i ka mbijetuar plagëve.

Në një kumtesë tjetër thuhet se policia është lajmëruar për një rast të therjes me thikë, në një ndërtesë në afërsi të Urës së Londrës, pak para orës 14:00 të kohës lokale, që i bie ora 15:00 sipas kohës sonë.

Edhe Holanda ishte cak i sulmit terrorist. Raportohet se të paktën tre persona janë qëlluar me thikë në një sulm i cili ndodhi në një market të Hagës. Siç raporton policia holandeze, ata janë duke e kërkuar një person të moshës 45-50 vjeç, i veshur me tuta sportive ngjyrë hiri, i cili po cilësohet si i dyshuar.

Fotografitë në rrjetet sociale shfaqin shërbimet emergjente në vendin e ngjarjes në mesin e turmave të blerësve në “Black Friday”, përcjellë rtv21.tv

Gjendja e të plagosurve nuk dihet.

Incidenti ndodhi në dyqanin Hudson’s Bay në sheshin kryesor./21Media