Sulme vetëvrasëse kundër forcave të policisë afgane

Me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Në sulmin e pesëfishtë vetëvrasës kundër selisë së policisë më qytetin Gardez, në lindje të Afganistanit, janë vrarë apo plagosur me dhjetëra njerëz, kanë kumtuar autoritetet.

Përgjegjësinë për këto sulme e morën përsipër talebanët, me një zëdhënës të tyre i cili tha se si rezultat i këtyre sulmeve janë vrarë apo plagosur 100 policë.

Sulmet filluan në mëngjes, kur njëri nga sulmuesit aktivizoi auto-bombën para portës së selisë së policisë, e pas shpërthimit të parë, drejtë portës vrapuan katër sulmues tjerë. Sipas një zëdhënësi të policisë janë vrarë dy policë dhe janë plagosur pesë të tjerë. Megjithatë, mjekët në spitalin e qytetit theksuan se së paku pesë persona janë vrarë, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre 20 civilë./21Media

Back to top button