Kryeministrat e vendeve të Evropës Jugore, të mbledhur në Samitin e Spanjës, i kanë dhënë mbështetje sulmeve amerikane të kryera ndaj bazës ajrore në Siri

Kryeministrat e vendeve të Evropës Jugore, të mbledhur në Samitin e Spanjës, i kanë dhënë mbështetje sulmeve amerikane të kryera ndaj bazës ajrore në Siri

“Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bazën ajrore në Siri, kishte porosi të qartë, për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike, ishte një sulm i kufizuar në shtrirje dhe i fokusuar në këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të Samitit në Madrid, raporton AFP.

Në Samitin e Madridit morën pjesë kryeministrat e Spanjës, Francës, Italisë, Portugalisë, Greqisë, Qipros dhe Maltës.

Ky është takimi i tretë i liderëve të vendeve të Evropës Jugore, të cilët më parë ishin takuar në Athinë dhe Lisbonë.